“Në çadër prej 9 muajsh!”/ Qytetari nga Fushë Miloti: Nuk pyet njeri a jemi gjallë a jo …

  • 4 years ago
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ishte në banesën e shkatërruar të Viktor Gjonit, i cili edhe pse ndodhet në gjendje shumë të rëndë ekonomike, thotë se askush nuk i ka dhënë zgjidhje dhe nuk di asgjë se çfarë do të bëhet me shtëpinë e tij të rrënuar. Ai shprehet se lagështia që mban çadra po i rrezikon jetën gocës së tij, të sëmurë, e cila rezikon të bëhet azmatike.

?Unë jam Viktor Gjoni. Jam 46 vjeç, jetoj në këtë shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti. Kanë ardhur inxhinierët e kanë klasifikuar DS3, dhe që atë ditë e deri më sot nuk ka pyetur kush as se jam gjallë, as se ha, as se pi, as ku flej, as se ku rri. Unë jam jashtë të gjitha kushteve. As nuk kam ku të lahem, as kam ku të gatuaj as kam ku të ashtu. Bie shi, në shtëpi të vjetër nuk rri dot se bie shiu brenda, gjatë ditës në çadër nuk rrihet sepse është temperaturë e lartë, është temperaturë e lartë. Unë me 5 millionë lekë që kanë klasifikuar këtë banesë, unë me 5 millionë lekë nuk i bëj dot as çatinë. Tani letrat i kanë atje, të marrin masat sepse është duke ardhur dimri. Unë e kam fëmijën e sëmurë, e kam vajzën 15 vjeçe është gati për të kaluar në azmatike. I kam marrë 60 mijë lekë ilaçe dje, ku të flejë e ka nga lagështira që ka pasur që kur ka lindur në shtpinë e vjetër edhe tani edhe 8 muaj në çadër.?
Belind Këlliçi: Me çfarë të ardhurash jetoni?

Qytetari: Me 38 mijë lekë ndihmë ekonomike.
Belind Këlliçi: Vetë i tretë?


Qytetari: Po. Deri nja 2 muaj kam pas mbledhur ndonjë kanaçe, ndonjë hekur, ndonjë gjë kështu. Kam nja 2 muaj jam rrëzuar kam thyer kockën e?

Belind Këlliçi: Klavikulën..

Qytetari: Klavikulën edhe më ka dalë krahu jashtë funksionit, s?jam për punë më unë. Kjo s?punon, unë me njërën dorë çfarë pune të bëj. Tani ka ardhur puna në dorë të Zotit se shtet nuk ka?.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BelindKëlliçi#ViktorGjoni#TopChannel

Recommended