Basha në krye të opozitës: Ende na duhet liri - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe Tirana ka qenë pjesë e festimeve për 102 vjetorin e shpalljes se pavarësisë, si dhe 70 vjetorin e çlirimit te vendit. Aktivitetet e organizuara nga Bashkia e Tiranës dhe opozita per te kujtuar këtë feste kombëtare kane nisur me homazhet ne varrezat e dëshmoreve , ku te pranishëm kane qene Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, e deputeteve te Partisë Demokratike. Ne fjalën e tij Basha tha se duhet te luftojmë për te fituar dimensionin e lirisë. Homazhet me pas janë zhvendosur pranë bustit te Adem Jasharit, ku sipas Bashes nuk duhen harruar hero te tille legjendar, ne këto dite historike, te kombit shqiptar. Qindra qytetare kane dale ne bulevard,per te ndjere atmosferën festive te 28 nëntorit, e ku shume prej tyre kane preferuar te krahasojnë këtë 102 vjetorit me festen e 2 viteve me pare.

Recommended