Elbasan, identifikohet autori i vrasjes - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një sherr për motive të dobëta dyshohet të jetë shkaku i vrasjes së 27-vjeçarit Fajton Oçka mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Elbasanit. Vetëm pak orë më vonë policia ka arritur të identifikojë autorin e krimit, shtetasin me inicialet O.SH, i cili është shpallur në kërkim. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ?Beqir Dardha? ndërsa i riu me banim në Cërrik ishte duke dalë nga shtëpia e motrës së tij, pranë unazës jugore të qytetit. 27-vjeçari është qëlluar disa herë me armë zjarri duke u plagosur rëndë. i dërguar menjëherë në spital nga kalimtarë të rastit, ai nuk ka mundur të mbijetojë, pavarësisht ndërhyrjes nga ana e mjekëve. Autori i vrasjes ka shfrytëzuar errësirën për tu larguar me ndihmën e dy personave të tjerë që e prisnin me makinë disa metra larg vendit të ngjarjes. Pas marrjes në pyetje të dhjetëra personave policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar po nga Elbasani.

Recommended