Kapet autori i vrasjes në Bajram Curr - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga personin e dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit Blerim Metaliaj më 11 gusht në qytetin e Bajram Currit. I arrestuari është 50-vjeçari Petrit Byberi lindur ne Shoshan-Tropoje dhe banues ne Tirane. Nga hetimi e policisë mësohet se shkak i ngjarjes ka qenë konflikti i pazgjidhur që kanë pasur me familjen e viktimës për çështje pronash. Nga ky konflikt mbeti i vdekur 27-vjeçari blerim metaliaj, ndërsa i plagosur mbeti babai i tij, Rexhep Metaliaj si dhe vëllai i viktimës B.M, 15 vjeç.Ndërkohë më herët sektori kundër krimeve të rënda në bashkëpunim me policinë e Lezhës ka bërë të mundur arrestimin e 7 personave, pasi kishin planifikuar vrasjen e një presoni. Policia ka bërë të mundur arrestimin e tyre në aksin Lezhë ? Kurbin. Gjithashtu ne cilësinë e provave materiale policia ka sekuestruar një pistoletë, 6 automjete 15 telefona dhe shkopinj bejsbolli.

Recommended