Aksidentohen 4 pjesëtare të një familje - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Katër pjesëtarë të së njëjtës familje janë aksidentuar në afërsi të Thumanës nga treni i linjës së Podgoricës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23 të mbrëmjes në ish- postbllokun hekurudhor te Thumanë. Një autoveturë tip Volsvagen me targa të Krujës drejtuar nga Gezim Karaj nga Dukagjini ishte duke udhëtuar me gruan dhe dy fëmijët. Në momentin që ka tentuar të kalojë në linjën hekurudhore drejtuesi nuk ka parë trenin e mallrave ndërsa është goditur nga pas. Treni e ka marrë zvarrë përreth 30 metra. Te plagosurit janë dërguar me autoambulancë drejt spitalit ushtarak, ne gjendje të rëndë ndërsa treni ka qëndruar në vendngjarje për të kryer ekspertimin nga grupi hetimor. Burimet e policisë bëjnë me dije se shkak për aksidentin është bërë mungesa e postblloqeve dhe humbja e vëmendjes së drejtuesit të autoveturës.

Recommended