Gjobat për mungesën e kutisë së ndihmës së shpejtë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej disa ditësh drejtuesit e automjeteve në të gjithë vendin po përballen me gjoba për mungesë të kutisë së ndihmës së shpejt. Te paret qe nuk duhet ta neglizhojnë atë janë vete policet. Por shume prej tyre qe patrullojnë ne Tirane me makina, te pyetur nga Vizion Plus, kane refuzuar ta tregojnë këtë pajisje. Vetëm një prej shofereve te policisë tha se e kishte kutinë e ndihmës se shpejte e ndryshe nga te tjerët, e tregoi atë. Kutia e ndihmës së shpejtë kushton rreth 600 lekë. Por shoferet janë gjobitur deri ne 20 herë më shumë se vlera e saj. Ajo që më tepër i ka indinjuar ata është mungesa e këshillimit nga policia dhe gjobitja e papritur. Vetëm këtë muaj, rrugorët kanë ndëshkuar në Tiranë 300 shofere. Sipas policisë së shtetit vendosja e gjobave ka ardhur si pasojë e rritjes së numrit të aksidenteve dhe mungesës së dhënies së ndihmës së shpejtë në raste të dëmtimeve të lehta. Gjoba e cila varion nga 50 mijë lekë të vjetra deri në 200 mijë për Ministrinë e Brendshme është e përcaktuar në ligji dhe njihet nga të gjithë drejtuesit e automjeteve të pajisur me leje drejtimi.

Recommended