Greqia del nga plani i fundit i ndihmës së BE - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Greqia mbyll me sukses programin e Eurozonës për shpëtim, i cili është hartuar për t?i ndihmuar këtij vendi që të përballet me krizën e borxheve. Për herë të parë pas 8 vjetës Greqia tani është e lirë për të huazuar të holla në tregjet financiare.



Si parakusht për kredi, Qeveria Greke është detyruar të prezantojë një seri të masave shtrënguese të papëlqyeshme. Ekonomia e Greqisë është rritur lehtas në vitet e fundit, mirëpo vazhdon të jetë 25 përqind më e ulët në krahasim me periudhën kur ka nisur kriza.



Së bashku me ndihmën nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, kreditë që i janë dhënë Greqisë nga viti 2010 kapin vlerën e më shumë se 260 miliardë eurove. Kjo shifër njëherësh shënon planin më të madh për shpëtim në gjithë historinë financiare globale.



Mekanizmi Evropian i Stabilitetit i ka ofruar këtij shteti 61.9 miliardë euro në tri vjetët e fundit. Kjo mbështetje ka pasur synim t?i ndihmojë Qeverisë Greke për të reformuar ekonominë dhe për të rikapitalizuar bankat.



Ndërkohë liria e Greqisë për të menaxhuar çështjet ekonomike do të pengohet nga mbikqyrja e rreptë e ekzekutivit të Bashkimit dhe Komisionit Evropian.

Recommended