Oliviero Toscani në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me siguri shume nga ne mund ta kenë pare këtë fushate publicitare te vitit 2007 kundër anoreksisë. Imazhi i kësaj ish-modaleje anoreksike, e cila tashme është ndare nga jeta, jo vetëm beri xhiron e boten, por edhe shkaktoi debate te ashpra mbi zgjedhjen e fotografit per te krijuar ne këtë forme fushatën e ndërgjegjësimit. Fotografi italian, i njohur nderkombetarisht për fushatat e tij provokuese, te cilat jo pak here e kane çuar atë edhe para dyerve te Gjykatës tregon për Vizion Plus rendësinë qe ka për te gjithë ne një shkrepje e mire. Nga viti 1982 e deri ne vitin 2000 Tocani ka qene truri i fushatave publicitare, te një prej markave me te njohura te veshjeve italiane ne bote. Kontroverse, te turpshme, shfrytëzuese te dhimbjes se tjetrit për te shitur veshje, janë disa nga kritikat qe mori nder vite fotografi. Por, ndonëse përmes imazhit është bere i famshëm, Toscani shprehet se e urren televizionin. Fitues i katër Luaneve te Arte ne Festivalin e Fushatave Publicitare ne Kane, Oliviero Toscani jo pak here eshte marre edhe me politike, si pjese e lëvizjes radikale. I biri i fotoreporterit te pare te gazetës "Corriere Della Sera", Toscanit i pëlqen ta quaj vetëm qytetar te botes, edhe pse ne Shqipëri ka ardhur si përfaqësues i Ditëve te Fotografisë Italiane ne Tirane.
Recommended