Marshimi i LGBT në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Komuniteti LGBT marshoi këtë të shtunë në rrugët e kryeqytetit, në ditën ndërkombëtare kundër homofobisë. Ngjyrat e ylberit, por edhe pankartat kundër diskriminimit karakterizuan marshimin, që u shtri në disa akse të Tiranës. Marshimit të anëtarëve të komunitetit por edhe mbështetësve të tyre, i është bashkuar edhe avokatja e popullit Erinda Ballanca. Të drejtat e LGBT në Shqipëri garantohen nëpërmjet legjislacionit kundër diskriminimit, megjithatë ky komunitet pretendon se përballet me vështirësi të shumta sa i takon pranimit në shoqëri. Shqipëria ka ratifikuar protokollin e konventës europiane për mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe lirive fundamentale, si dhe ka nënshkruar edhe deklaratën e Kombeve të Bashkuara mbi orientimin seksual dhe identitetin gjinor.