Skrapar, hapen 300 vende të reja pune - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
300 qytetarë të Skraparit do të punësohen rishtaz në një biznes fason që u hap në këtë zonë. Investimi privat në prodhimin e këpucëve kishte nisur dy vjet më parë dhe është finalizuar së fundi, duke ndikuar në zbutjen e papunësisë në këtë zonë. Në ceremoninë e çeljes së këtij biznesi, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta tha se qeveria aktuale ka në vëmendje të saj investime të fuqishme dhe hapjen e mijëra vendeve të punës, edhe në zonat periferike, aty ku deri më sot është ndjerë indiferenca e shtetit. Zoti Meta, deputet në këtë zonë dhe njëkohësisht kryetar i LSI premtoi se do të kthehet në këtë zonë për të materializuar investime të reja. Fasonët janë biznesi tek i cili qeveria po mbështetet fort në mbajtjen e premtimit të saj për hapjen e vendeve të reja të punës jo vetëm në këtë zonë, por edhe në shumë rajone të vendit, ku janë ngritur aktivitete të tilla.

Recommended