Marshimi protestë i opozitës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur ora tek kulla e sahatit shënoi 14.00 qytetaret e mbledhur prej orësh në sheshin "Skenderbej" u dynden tek selia e bashkisë duke pritur daljen e kryetarit të Partise Demokratike njëherësh kryebashkiakut Lulzim Basha, edhe pse ky i fundit ndodhej në selinë e PD. Për shkak të debatit në Parlament drejtuesit e opozitës mbërritën në shesh rreth orës 14:20 moment ky që shënoi fillimin e protestës marshim. Përveç parullave kundër mazhorances, pjesë e dekorit të protestës ishin edhe boritë si dhe tullumbacet ku ishin shkruar premtimet elektorale të qeverisë Rama të cilat sipas demokrateve nuk janë mbajtur. Lideri i opozitës Lulzim Basha nga tribuna e vendosur përballë Kryeministrisë akuzoi qeverinë se nuk ka mbajtur premtimet për të cilat mori votat e shqiptarëve në 23 qershor; duke paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë. Sipas Bashës vendi ndodhet në një situatë të vështirë, pasi qeveria prish konsensusin me opozitën, nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe nxiton të bëjë vetëm reforma që tradicionalisht janë realizuar në bashkëpunim me opozitën; duke rrezikuar kështu procesin e integrimit të vendit.

Recommended