Rama mesazh opozitës: Me ne jeni të humbur - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria nuk i pati votat për të mbyllur lojërat e fatit gjatë operacionit ?Fundi Marrëzisë?.Në një takim të mbajtur në Lushnje me gra dhe vajza të prekuara nga pasojat e bixhozit, Rama tha se janë përgjysmuar kompanitë e përfshira në baste.Kryeministri Edi Rama nuk nguroi që tu përgjigjej edhe akuzave të opozitës për shtimin e lojërave të fatit. Ai tha se kompanitë nuk janë shtuar por janë formalizuar.Duke u ndalur tek pasojat, Rama tha se mbi 70% e personave të prekur ngabixhozi janë të prekur nga stresi.Ai deklaroi se për të gjithë të papunët që do dalin nga mbyllja e aktiviteteve të lojërave të fatit, qeveria ka hartuar projekte trajnimi për t?i rifutur sërisht në punë.Por karahas ketyre deklaratave, Rama nuk i kurseu akuzat ne drejtim te opozites. Rama tha se opozita është e humbur përballë PS në çdo zgjedhje. Ai tha se opozita edhe në zgjedhjet e ardhshme vendore do të marrë përgjigjen e merituar.Sipas Ramës, opozita do të paguaj në gjyqe çdo qindarkë për çdo akuzë të bërë në drejtim të qeverisë.
Recommended