Shqipëria... amaneti i fundit i Vaçe Zelës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me duartrokitje, lule dhe me flamurin kuq e zi mbi arkivol, të cilin ja kishin dhuruar fëmijët e Lushnjës për 100-vjetorin e pavarësisë së vendit, u largua nga skena të cilës i kushtoi jetën Vaçe Zela. Duke plotësuar amanetin e saj të fundit, trupi i divës së muzikës shqiptare, prehet në atdhe! Familja, kolegë, miq por edhe qindra njerëz të thjeshtë, të ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit janë përulur këtë të shtunë, në Teatrin e Operës dhe Baletit, në nderim të "Nderit të Kombit".Homazhet e organizuara me protokoll shtetëror, nisën në orën 9:30 minuta me mbërritjen e trupit të këngëtares, duke e vendosur atë në skenë, vendi nga i cili emocionoi për vite të tëra shqiptarët. Këngët dhe imazhet e Vaçe Zelës kane shoqëruar gjatë gjithë kohës ceremoninë, e cila zgjati deri në mesditë. Rreth 20 personalitete, artistë, gazetarë e politikanë kanë zgjedhur t'i japin Vaçe Zelës lamtumirën në mënyrën e tyre, me fjalë të ndjera dhe këngë. Ylli i muzikës shqiptare, që u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare, duke na lënë një pasuri të madhe shpirtërorë, prehet në varrezat e Sharrës.

Recommended