Muaj pushimesh e dasmash - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gushti, muaji i pushimeve por edhe i dasmave. Është gati e pamundur qe te rezervosh pushime te plota përgjatë muajit me te nxehte te vitit, e kjo për shkak se ne këto 30 dite me patjetër dikush do martohet. E mesa duket, ata qe e përjetojnë pak me shume këtë kënaqësi por edhe lodhje te dyfishte janë emigrantet qe kthehen ne Shqipëri përgjatë këtij sezoni. Madje sikurse pranohet edhe nga vete çiftet e reja, muaji gusht, zgjidhet pikërisht për këtë arsye, sepse njerëzit e afërt qe jetojnë jashtë vendit, nuk mund te vijnë ne periudhe tjetër. Por për vete emigrantet, ndonëse është një kënaqësi e mundësi për tu çmallur me shume njerëz te afërm. Kjo është edhe sakrifice, sepse ne disa raste shuma e lëne mënjane për pushime nuk del...buxheti duhet dyfishuar. Qindra çifte përgjatë këtij muaji, kane preferuar te lëne paksa pas dore pushimet për te vene kurore, madje edhe ne këtë 15 ditësh te dyte, përkundër bestytenive negative qe ekzistojnë për te. Duan apo s'duan, emigrantet qe vijnë ne gusht duhet te planifikohen mire e te planifikojnë si ditët e pushimit dhe paratë qe duhen për te nderuar çiftin apo çiftet qe i kane ftuar ne dasma.

Recommended