Panariti pas vizitës në Athinë - Vizion Plus - News - Lajme

  • 8 years ago
Kreu i diplomacisë shqiptare Edmond Panariti u shpreh i bindur se edhe Athina zyrtare mbështet ri-negocimin e marrëveshjes detare, mes Shqipërisë e Greqisë.
Dy dite pas takimit qe pati me homologun Helen, zoti Panariti tha se marrëveshja konsiderohet e ngrire nga te dyja palët. "Për marrëveshjen e ujërave, e sigurova homologun tim se ne respektojmë frymën e kushtetutës dhe ligjeve ndërkombëtare, i thashë që sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk ka më marrëveshje dhe që duhet të punojmë për marrëveshje të re, që të mos kontestohet nga asnjëri prej vendeve. Marrëveshja e vjetër është e ngrirë edhe nga shteti grek. Kjo më bën të shpresoj që do pranojnë një marrëveshje të re. Athina është e gatshme për dialog", u shpreh Panariti. Ai tha se në takimin me homologun e tij Dimitris Avramopulos adresoi disa çështje të rëndësishme, ndërsa shtoi se takimi u konsiderua produktiv edhe nga pala greke. Lidhur me ligjin e luftës që mbahet në fuqi ende, Panariti u shpreh se derisa dy vendet janë anëtarë të NATO-s është absurde mbajtja e një ligji të tillë.

Diplomacy leader Albania Edmond Panariti said convinced that Athens supports the re-negotiation of maritime agreement between Albania and Greece.
Two days after his meeting with Helen counterpart, Mr. Panariti said that the agreement is considered frozen on both sides. "To deal of water, I assured my counterpart that we respect the spirit of the Constitution and international law, said that the decision of the Constitutional Court no longer deal and that should work for the New Deal, not disputed by any of the countries . Old agreement is frozen by the Greek state. It makes me hope that you will accept a new deal. Athens is ready for dialogue, "said Panariti. He said at a meeting with his counterpart Dimitris Avramopoulos addressed several important issues, and added that the meeting was considered productive by the Greek side. Regarding the law of war held in force yet, Panariti said that while the two countries are members of NATO's absurd holding such a law.