Shtyhen hetimet për "21 Janarin" - Vizion Plus - News - Lajme

  • 8 years ago
Shtyhet me tre muaj hetimi i dosjes për "21 Janarin". Prokuroria e Tiranes ka bere gati kërkesën qe do ti dërgohet Prokurores se Përgjithshme, Ina Rama, për zgjatjen e afatit. Ne një kohe kur po mbushet një vit nga demonstrata qe përfundoi me 4 te vrare, burime nga grupi hetimor kane konfirmuar për "Vizion Plus" se janë ne pritje te akt-ekspertizave nga ShBA, te cilat mund te vijnë ne fund te muajit shkurt. Një nga provat qe akuza ka dërguar për ekspertize ne Amerikë organi i akuzës është edhe serveri i kompjuterit qendror të sistemit të kamerave të sigurisë se kryeministrisë. Serverët ne fjale janë vene ne dispozicion te Prokurorisë pak dite pas ngjarjeve te dhunshme te 21 janarit. Ne reagimin e pare te tij për demonstratën, kryeministri Berisha deklaroi se kishte porositur Sekretarin e Përgjithshëm te Këshillit te Ministrave qe kasetat filmike te kamerave te kryeministrisë t'i dorëzoheshin Prokurorisë për hetimin e ngjarjes. Megjithatë, pak dite me pas, prokuroret shkuan vete ne kryeministri dhe për tre dite, pasi këqyren vendin e ngjarjes, mblodhën provat e nevojshme materiale. Mes tyre ishin edhe disqet apo kasetat ku ishin hedhur imazhet e filmuara nga sistemi i kamerave te vëzhgimit. Grupi hetimor i "21 Janarit" i analizoi pamjet e dhëna nga kryeministria, por pasi nuk gjeti skena për asnjë nga katër vrasjet, vendosi te vijoje verifikimet. Anëtarë te grupit te hetimit madje shkuan me tej, derisa pohuan dyshimet e tyre se imazhet ishin fshire para se t'i jepeshin Prokurorisë. Me këtë pretendim, organi i akuzës kërkoi pajisjen kompjuterike me të cilën ishte lidhur sistemi i kamerave vëzhguese te godinës se qeverise. Ajo iu dha Prokurorisë pak dite pas kërkesës dhe përsëri hetuesit nuk gjeten pamjet e asnjë prej vrasjeve ne filmimet e memorizuara. Nën dyshimin se serveri i kryeministrisë ka pasur fshirje të regjistrimeve, pajisjet u dërguan në Prokurorinë e Përgjithshme dhe prej andej, memoria e serverit u çua në ShBA për ekspertizë. Prej andej pritet përgjigja nëse dikush ka ndërhyrë ne server dhe nëse realizohet teknikisht rikuperimi i këtyre imazheve.

Delayed by three months of the investigation file to "21 January". Prosecution of Tirana has become almost a requirement that will be sent to the Prosecutor General, Ina Rama, to extend the deadline. In a time when I filled a year by demonstrations that ended with 4 killed, investigative sources have confirmed to the group "Vision Plus" that are awaiting expert opinion from the U.S., which may come at the end of February. One of the evidence which the prosecution has sent for expertise in the prosecution America is the central server computer system that the prime minister's security cameras. Servers in question are made available to the Prosecutor a few days after the violent events of January 21. In his first reaction to the demonstration, Premier Berisha said that he had ordered the Secretary General of the Council of Ministers of the camera film cassettes to be delivered to Ministers...