Peticion për rrugën e Ndroqit, Banorët kërkojnë rikonstruksionin e rrugës nacionale - Ora News

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Këto qindra firma i përkasin banorëve të njësive administrative Ndroq, Vaqarr dhe Rrashbull dhe janë mbledhur nga vetë qytetarët pas mosreagimit të shtetit ndaj kërkesës së tyre për të rindërtuar rrugën e amortizuar , ku nuk investohet që në vitet 90.
Peticioni i firmosur ka për qëllim të sensibilizojë qeverinë shqiptare me qëllim shpëtimin e dhjetëra bizneseve që po rrezikojnë falimentimin për shkak të rrugës. Gjithashtu përmes këtij peticioni banorët shpresojnë që të dëgjohen lutjet e tyre për të siguruar bukën e familjeve me prodhimet e tokës që mbeten të pashitura.
Fermerët shprehin shqetësimin së segementi rreth 30 km, në dy dekada të fundit nuk është bërë asnjë ndërhyrje, përveçse hedhjes herë pas here të zifteve elektorale që më shumë ja nxijnë faqen pushtetit të radhës sesa zgjidhin në mënyrë përfundimtare shqetësimet e banorëve.
?Ne kemi një kërkesë nga qeveria, të hedhi sytë nga rruga Tiranë-Ndroq-Plepa. Mirëmbajtja është minimale, zhavorr, zift. Duke parë dhe zhvillimin e rrugëve të tjera nga jugu në veri, është tjetër realiteti?, shprehet një banor.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/banoret-kerkojne-rikonstruksionin-e-rruges-nacionale/

Recommended