Soros e-mail Clintonit 2 ditë pas 21 janarit:Ndërhyni, ulni gjakrat

  • 9 years ago
Detaje të reja kanë dalë rreth skandalit të email-t të kandidates demokrate për shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton. Prestigjiozja amerikane ?Washington Post? ndërsa publikon disa emaile të ish-sekretares amerikane të shtetit, shkruan se në këtë listë është përfshirë edhe Shqipëria. Por si?

Washington Post ka botuar një artikull ku flitet për një email që Clinton, nëpërmjet këshilltarëve të saj, ka marrë nga manjati George Soros, më 23 Janar 2011, dy ditë pas demonstratës së 21 Janarit në Tiranë. Ky email sipas prestigjozes amerikane provon lidhjet e forta të Clinton-it me donatorët e fushatës së saj.

Soros me anë të këtij emaili bën një pasqyrë të asaj çfarë ka ndodhur në Tiranë dhe kërkon ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian për të stabilizuar situatën në Shqipëri.

Manjati thekson se duhet t?i bëhet thirrje e menjëhershme Kryeministrit Sali Berisha në atë kohë dhe kreut të opozitës në atë kohë, Edi Rama, që të ndalin protestat e ardhshme dhe të tërhiqen nga deklaratat që nxisin revoltë. Ndërsa pika e dytë, e cila sipas George Soros duhet të bëhet në mënyrë urgjente, është caktimi i një ndërmjetësi ndërkombëtar nga SHBA-ja dhe BE-ja, për të ulur në tryezë dy partitë. Por përveç këtij email, ?The Washington Post? ka publiuar edhe email-et e donatorëve kryesore të fondacionit Clinton. Nga email-et zbulohet se ish sekretarja e dinte mjaft mirë se një ditë do ë ishte candidate për Shtëpinë e Bardhë e ndaj këta duhet të investonin për të.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka muaj që ka nisur debati për përdorimin e email-it personal në kohën që Hillary Clinton ka qenë Sekretare Shteti. Madje, ajo është akuzuar për mos përdorimin e email-it zyrtar.

Recommended