Komisioni i jashtëm/ Dade nxjerr jashtë operatorin, ndiqni audion

  • 9 years ago
Gazetarët bojkotuan dje mbledhjen e komisionit parlamentar të Politikës së Jashtme, pas urdhrit të kryetares së komisionit, Arta Dade, për të nxjerrë jashtë operatorin e një televizioni. Shkak u bë filmimi nga operatori i një materiali që mbante në dorë deputeti demokrat, Eduart Selami që solli edhe përplasjen verbale mes kryetares së komisionit dhe operatorit të Vizion +.

?Për çfarë je këtu? Pse filmon dokumentet që lexon deputeti? Ke gjithë kohës që e mban kameran nga dokumenti. Materialet janë vetëm për deputetët, nuk janë për median. Media, nëse i do materialet, le të bëjë kërkesë dhe do t?i përgjigjemi?, u shpreh Dade.

Por të dy palët s?u ndalën me kaq. Insistimi i operatorit se nuk ka filmuar asnjë moment dokumentet e deputetëve, solli edhe tensionimin e situatës, duke bërë që Dade të urdhërojë daljen e tij jashtë komisionit. Situatë e cila solli më pas edhe ndërhyrjen e përfaqësuesve të opozitës. Nënkryetari demokrat i komisionit, Aldo Bumçi mori në mbrojtje operatorin, duke e cilësuar arbitrare sjelljen e kryetares së komisionit. Dade iu drejtua Bumçit duke e quajtur abuzivist dhe mashtrues të opinionit publik. Sipas saj, deputeti Bumçi i përket atyre që e kanë dhunuar median dhe se kanë djegur gazetën ?Koha Jonë? në vitin 1994. Pas gazetarëve, edhe deputetët e opozitës, në shenjë proteste, braktisën mbledhjen e komisionit të Politikës së Jashtme.

Recommended