Alibeaj: Tahiri i zhytur në krim, të largohet një orë e më parë - Ora News- Lajmi i fundit

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike nxorri sot kryetarin e Departamentit të Sigurisë së saj për të përforcuar sërish akuzat ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri si i lidhur me krimin dhe largimin e tij nga detyra një orë e më parë.
Nga selia e PD-së Enkelejd Alibeaj, (i cili vetëm pak ditë më parë mori postin e kryetarit për departamentin e sigurisë në parti), duke komentuar të dhënat e sistemit TIMS deklaroi se Tahiri nuk e ka shitur makinën tip AUIDI me targa AA 003GB por e përdor kur nuk e përdorin kushërinjtë e tij Habilaj.
Sipas Alibeajt Tahiri e ka përdorur këtë makinë në hyrjet e daljet e tij në pikën kufitare të Shqipërisë
Enkeled Alibeja: ?Më 30 gusht 2015 në pikën kufitare të Kapshticës. Më 16 gusht Saimir Tahiri dhe AA 003 Gb shfaqet në Qafë Botë. Më 22 gusht 2014 sërish në Kapshticë me Audin. Saimir Tahiri nuk e ka shitur makinën por është pronë e tij por me të bëhët trafik droge. Kur makinën nuk e përdorin kushërinjtë Habilaj, të njohur si kontigjentë të drogës në VLorë e përdor Tahiri. Tahiri po krijon gënjeshtra pa fund por ngado që rrotullohet është i zhytyr në krim. Nuk ka nevojë për hetime të thelluara pasi deklarimet janë bërë vetë nga ministri i Brendshëm. Të largohet nga detyra. Çdo orë më shumë në detyrë është një orë më shumë antiligjore?

Për më shumë klikoni në
http://www.oranews.tv/vendi/alibeaj-tahiri-i-zhytur-ne-krim-te-largohet-nje-ore-e-me-pare/