A1 Report - U kap me 0.5 kg hashash, Mero: E kam blerë për qëllime mjekësore

  • 9 years ago
"Hashashin që më keni sekuestruar e kam për përdorim mjekësorë dhe me të kuroj babanë e sëmurë.?

Në këtë mënyrë i është përgjigjur oficerëve të policisë 33-vjeçari Alban Mero i konsideruar si tekniku i vjedhjeve me dhunë e armë në Tiranë por deri 48 orë më parë, ende i paidentifikuar.

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur detaje të operacionit që çoi në prangosjen e Meros, ku gjithçka ka nisur mesditën e 29 gushtit në rrugën Jordan Misja.

Sipas hetimeve Mero ka kryer vjedhjen e 200.000 mijë lekëve në banesën e fqinjës së tij shtetases me iniciale L.B., ndërsa ai dyshohet dhe për një sërë veprash të tjera penale.

Por gjatë kontrollit të banesës së vjedhur policia ka sekuestruar gjurmë papilare të cilat kanë korresponduar me ato të 33-vjeçarit tashmë nën akuzë si dhe 2 pistoleta e 3 pushkë.

Për këto armë të ngjashme me atë të forcave speciale i riu mësohet se e ka pranuar që ato i përkasin atij, por ka shpjeguar se janë armë të mbetura nga vitit i mbrapshtë 1997.

Mero pritet që të martën të dalë para gjykatës për tu njohur me masën e siguresë, ndërsa armët e sekuestruara do ti nënshtrohen analizave balistike për të parë nëse janë përdorur në krime të mëparshme përfshi vrasje dhe grabitje me dhunë.

Recommended