A1 Report - Nis ndarja e librave shkollorë dy javë para fillimit të mësimit

  • 9 years ago
TIRANË - Teksa na ndajnë gati 2 javë nga nisje e vitit të ri shkollor, ka nisur prej pak ditësh shpërndarja e librave për vitin shkollor 2015-2016.

Ministria e Arsimit i ka shpërndarë librat në libraritë kryesore të qyteteve si dhe pranë pikave të shpërndarjes të autorizuara po nga vetë ministria.

Ashtu sikundër edhe ishte bërë me dije që më herët, të gjitha tekstet shkollore kanë kaluar në vëzhgimin e rreptë të specialistëve të ministrisë së arsimit, me qëllim arsimimin me tekste sa më cilësore të brezit të ri.

Edhe këtë vit ashtu sikundër edhe në vitet e mëparshme prindërit do ti blejnë librat e fëmijëve nëpër librari.

Janë vogëlushët e klasave të para dhe ata të klasave të gjashta të cilët këtë vit për herë të parë do të mësojnë me tekste të reja të cilat janë përzgjedhur nga një grup profesionistësh nga Ministria e Arsimit.

Në mbledhjen e djeshme të këshillit të ministrave u vendos që fëmijët në nevojë, fëmijët rom, jetimët e disa kategori të tjera të nxënësve të përfitojnë libra falas.

Recommended