A1 Report - Abonete e autobuseve, çmimi shkon ne 2400 leke, bileta 70 leke

  • 9 years ago
TIRANE- Brenda janarit bileta e urbanit do të kushtojë 70 lek ndërsa një abone e përgjithshme 2400 lekë. Ky është ultimatumi i Shoqatës së transportit urban qytetas, në të kundërt ata kanë deklaruar se nuk do të ketë sistem urban qytetas. Në kushte të tilla, ku qeveria nuk ka pranuar të subvencionojë këtë transport, rritja e çmimit të biletës mbetet e vetmja zgjidhje për shoqatën e transportit urban qytetas. Shoferët dhe fatorinot e urbanëve kanë rreth tre muaj pa marrë rrogat pasi shoqata nuk ka para mjaftueshëm për të shlyer detyrimet. Brenda janarit është paralajmërur një rritje e çmimit të biletës, dhe më saktë dyfishim i saj.

Në rast se qeveria do të pranojë të subvencionojë këtë shërbim, çmimi i biletës do të pësojë një rritje prej 20 lekësh duke shkuar në 50 lekë, nëse jo, bileta urbane do të shkojë 50 lek. Një abone e përgjithshme do të kushtojë 2400 lek, ndërsa një abone linje 1800 lek. Aboneja e studentit do të dyfishohet dhe do të shkojë në 1200 lek. Prej afro dy vjetësh shoqata e transportit urban qytetas ka bërë kërkesën për rritjen e çmimit të biletës, kërkesë që deri më tani nuk është marrë parasyshë dhe nuk është miratuar. Për këtë arsye muajin e shkuar janë organizuar disa herë protesta disa orëshe të cilat kanë shkaktuar një kaos të vërtetë në rrugët e Tiranës duke qenë se janë të shumtë qytetarët që përdorin çdo ditë autobusët urabanë për lëvizjet e tyre brenda qytetit për të shkuar në punë apo në shkollë.

Kjo situatë duke mos gjetur një zgjidhje konkrete dhe në kushtet kur ende nuk po arrihet një bashkëpunim me qeverinë për subvencionimin e shërbimit, ata që do ta pësojnë këtë, janë pikërisht qytetarët. Duke qenë se nuk ka marrë përgjigje nga instancat përkatëse, duke e shtyrë këtë çështje në kohë, shoqata e transportit urban qytetas gjendet në një situatë të vështirë dhe në një kohë krizë ku punëtorët kanë disa muaji pa marrë pagat, gjë që ka bërë që ata të braktisin punën disa herë në formë protestash. Ndërsa qytetarët gjithmonë kanë kundërshtuar këtë rritje, pasi për xhepat e tyre është e papërballueshme.

Qytetarët e pyetur në lidhje më këtë çeshtje janë shprehur se një rritje e tillë e menjëhershme është e papërballueshme për ta, pasi kemi të bëjmë me një dyfishim të menjëhershëm të çmimit. Përfaqësuesi i shoqatës së transportit urban qytetas, Ervin Shijaku, thotë që nësë kjo nuk arrihet, atëherë Të mos duket çudi që një ditë të mos kemi sistem urban në rrugë, pasi sistemi është aktualisht në kolaps.


Shkrimi u publikua sot (12.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Recommended