Vazhdimi i filmit "Ne vinim nga lufta" | Kinematografia, Arti Skenik - Sporti

  • 9 months ago
FILMI SHQIPTAR I KINOSTUDIOS "SHQIPERIA E RE"!
"Ne vinim nga lufta"

Nje film i prodhuar në vitin 1979 nga Kinostudio Shqiperia e Re".
Regjia: Spartak Pecani,
Skenari: Vladimir Meçaj,
Producent: Kinostudio "Shqipëria e Re",
Muzika: Shaqir Kodra.

INTERPRETOJNE:
Abdyli - Ilia Shyti
Stiliani - Mirush Kabashi
Dulja - Pandi Raidhi
Maloja - Muhamet Sheri
Halim Boci, doktori - Vangjo Kosta
babai i Abdylit - Dhimitër Trajçe
Arifi - Dhimitër Pecani
zonja Marie - Liza Vorfi
komisar Andoni - Vangjel Heba
zoti Xhevdet - Lec Vuksani
gruaja e Abdylit - Tinka Kurti

Jane vitet e para te pas luftes se dyte boterore, kur regjimi i ri po themelon bazat e shtetit te ri. Borgjezët po bien, dhe atyre u është vënë të pagujnë detyrimisht taksat e fitimit, gjate kohes se luftes e luftës. Prona private u shtetëzua gjerësisht. Gjatë këtyre ngjarjeve të pasluftës zbulohet puna e fshehtë e një specialisti llogaritar Abdyli (i punesuar ne zyren e Tatimeve te luftes) i cili ndihmon borgjezët e shpronësuar dhe bashkëpunëtorët e fashizmit duke ju fshehur floririn ne oborrin e shtepise se tij si dhe duke sabotuar ne zyre, me zhdukjen e disa doumentatve te tatim taksave per miqte e tij. Ai thirret për të dhënë llogari pasi ka fshehur floririn e borgjezve ne arkivolin e te jatit te tij qe sapo ka vdekur.

Recommended