'Bota në fokus': Quhen "ishujt e parfumosur" - Komoret, ishujt piktoresk të Afrikës Lindore

  • 2 years ago
Quhen “ishujt e parfumosur”, dhe aty rritet lulja që është baza e parfumeve më të shtrenjta në botë. Është një republikë e vogël në brigjet e Afrikës Lindore, jo shumë e populluar, jo shumë e pasur. Një vend I cili si çdo cep i Afrikës së madhe ka qenë viktimë e kolonizimit Perëndimor.

Republika Federale e Komoreve ka më pak se 800 mijë banorë. Është një shtet që përbëhet nga tre ishuj, dikur ishin katër, por pas çlirimit nga kolonizimi francez, njëri ishull përmes referendumit zgjodhi të mbetet nën adminstrimin e Francës si territor i jashtëm i shtetit evropian.

Që nga shekulli VIII ishujt Komore kanë qenë një vend mjaft atraktiv për tregtarët arabë, prania e të cilëve në këto toka daton që atëherë. Me kalimin e viteve vendi pranoi Fenë Islame dhe ishujt tashmë administroheshin nga sulltanët. Nga shekulli 18, I tërë ishulli u skllavërua, u masakrua dhe për disa dekada nuk mbeti thuajse asnjë I gjallë, pastaj kaloi nën kolonizimin francez të cilët e ripopulluan me skllevër, për të fituar pavarësinë shekuj më vonë, në vitin 1975.

Edhe pas pavarësisë, megjithatë vendi i tre ishujve nuk u çl;irua nga ndikimi francez deri në fillim të shekullit 21. Shumë presidentë u rrëzuan përmes grusht shteteve të orkestruara nga Franca, madje disa edhe u vranë.