Klan News - Marokeni ne gjendje te dehur dhunohet nga kamarieri ne Durres
  • 3 years ago
Një shtetas maroken është proceduar në gjendje të lirë pasi është përfshirë në një konflikt në një lokal në qytetin e Durrësit, teksa gjatë kontrollit autoritetet i kanë gjetur 29-vjeçarit lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Policia e qytetit bregdetar njofton se marokeni është dhunuar nga kamarieri në një lokal, pasi në gjendje të dehur ka shqetësuar klientët. Në momentin që i është kërkuar të largohet marokeni e ka goditur, kjo gjë ka sjellë reagimin për vetmbrojteje të kamarierit i cili e ka dhunuar.
29-vjeçari nga Maroku është transportuar për në urgjencën e spitalit të Durrësit për të marrë ndihmën mjekësore, por dhe aty ka shqetësuar personelin mjekësor.
Po ashtu, marokeni ishte përfshirë në konflikte dhe me qytetarë të tjerë gjatë ditës në Durrës. Policia ka proceduar penalisht kamarierin për ‘‘Plagosje e lehtë me dashje“, ndërsa shtetasi maroken është proceduar në gjendje të lirë për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Recommended