Shumica e buxhetit te familjeve shkon per ushqim | Lajme - News
  • 3 years ago
Një familje në Shqipëri e përbërë nga 4 anëtarë, shpenzon 82 mijë e 235 Lekë për të plotësuar nevojat për konsum.

Sipas anketës së buxhetit të familjes të publikuar nga Instituti i Statistikave, gjatë vitit 2019, shpenzimet mujore për konsum në rang vendi u rritën me 4371 Lekë të reja, krahasuar me vitin 2018.

Edhe pse kostot e plotësimit të nevojave për ushqim kanë rënë krahasuar me vitin 2018, sërish 41.3% të parave që shpenzohen çdo muaj shkojnë për përballimin e ushqimit.

Një peshë tjetër të konsiderueshme në buxhetin e familjeve e zenë nevojat e strehimit: pagesa e qirasë, kredisë, energjisë elektrike dhe ujit dhe pas saj renditet transporti, shëndeti dhe arsimi.

Gjatë vitit të fundit shqiptarët rritën shpenzimet për pushime turistike brenda dhe jashtë vendit, ndërsa kanë rritur edhe blerjet e pijeve alkoolike dhe veshjeve.

Shpenzimet më të larta të familjeve regjistrohen në Qarkun e Tiranës, të cilat arrijnë në afro 100 mijë Lekë në muaj, ndërsa pas kryeqytetit renditet Korça dhe Fieri. Qarqet më të varfëra në shpenzimet mujore për konsum janë Dibra dhe Elbasani.

Gjatë vitit 2019, sipas anetës së INSTAT, 771.600 familje në Shqipëri shpenzuan për konsum 510 milionë Euro, duke mbetur sërish poshtë mesatares për frymë të vendeve të Bashkimit Europian.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended