Shoqata e nenave me femije jetim - (6 Nentor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Një shoqatë kombëtare me qendër në Elbasan, zhvilloi një aktivitet krejt të veçantë, duke mbrojtur interesat e rreth 15 mijë anëtarëve, që janë nëna pa burra, e që i kanë mbetur fëmijët jetim. Kjo shoqatë ka 35 degë, që funksionojnë në të gjitha rrethet e vendit. Kohët e fundit, kryesia e kësaj shoqate, zhvilloi një takim të zgjeruar.

Pjesëmarrësit nga e gjithë Shqipëria, diskutuan për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të nënave me fëmijë jetim, rritjen dhe kualifikimin profesional të anëtarëve dhe mundësitë e edukimit të fëmijëve të tyre. Drejtuesit e shoqatës thanë, se po punojnë për përmirësimin e gjendjes ekonomike të këtyre familjeve, nëpërmjet bashkëpunimit me qeverinë, pushtetin lokal dhe OJQ. Një nga synimet e krerëve të kësaj shoqate është nxitja e punësimit për anëtarët e saj dhe miratimi i ligjit mbi pensionet e fëmijëve jetim./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended