Kosto te reja mbi karburantet

  • 3 years ago
Një projektligj i ri ?Për metrologjinë? relacioni i të cilit argumenton se përafron legjislacionin shqiptar me direktivat e Bashkimit Europian, ndërhyn edhe në një çështje shumë të debatuar, koncesionin e kontollit pompave të naftës dhe gazit.

Kjo do të thotë se kontrolli tek hidrokarburet do të vijoje të bëhet nga një kompani private me koncesion të paktën për një periudhë 20 vjeçare. Në draft thuhet se shtimi i frekuencës së verifikimeve të pompave të karburanteve bëhet në varësi të analizës së riskut në treg jo më pak se dy herë në vit.

Në këtë mënyrë, ligji i ri zgjeron akoma edhe më shumë veprimtarinë e koncesionit të pompave të karburanteve duke i dhënë të drejtë kompanisë koncesionare të kontrollojë më shpesh pompat dhe të tarifojë më shumë para në llogaritë e veta. Kjo do t?u sjellë kompanive tregtare një faturë disa dhjetra milionë euro shtesë, por që ato si gjithmonë, do ta shkakrojnë koston në çmimin e karburantit të cilin e paguan konsumatori.

Amendamenti që zgjeron koncesionin e pompave me dhjetra milionë euro është propozuar nga deputeti ish-ministër i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Ky amendament ishte i njëjtë me atë të koncesionit të sterilizimit, pra një koncesion pa tavan. Mund të bëhen kontrolle në pikat e karburanteve sa herë të dojë privati që e ka marrë këtë shërbim me koncesion.

Sipas ligjit aktual, koncesioni që bën kontrollin ka të drejtën e dy kontrolleve për çdo pompë në stacionet e shitjes. Për një kontroll që ushtrohet në një pompë karburantesh, shoqëria koncesionare tarifon 70 mijë lekë të vjetra pra kompanitë e naftës paguajnë 140 mijë lekë tek koncesionari.

Ndërkaq drafti i ri parashikon shtimin e kontrolleve që koncesionari ushtron në pikat e karburanteve, pasi ligjvënësi e ka lënë pa tavan nga dy që parashikon ligji i vjetër. Kostoja shtesë është për biznesin, por ai që e paguan në fund do të jenë qytetarët.

Klan Plus

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended