Rama e Meta ironi ! Kryeministri: Ilir aman çfarë borxhi të kanë shqiptarët që s'pushon
  • 3 years ago
Ironia ka karakterizuar disa reagime të njëpasnjëshme të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta në lidhje me deklarata e tyre politike që bëjnë në rrjetet sociale apo konferenca për shtyp. Sulmeve të ashpra dhe gjuhës së egër të Metës, Rama i është përgjigjur me faktin se Meta e di që do humbasë zgjedhjet, por nuk e kupon se çfarë i kanë bërë shqiptarët ,me gjithë këto ngatërresa që po bën. Nga ana tjetër kundërpërgjigja e Presidentit ka qenë se Rama e ka vlerësuar 20 vite më parë aftësinë e tij në qeverisje, kur ka qene kryebashkiak i Tiranës, dhe se këtë gjë vijon t'ia thotë ende në takimet që zhvillojnë nga afër.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj Ilir Metës duke i kërkuar që në emër të shqiptarëve t'u thonë se çfarë borxhi dhe çfarë faji i kanë atij që nuk rresht së akuzuari dhe nuk ngopet kurrë me asgjë. Me një reagim në twitter, Rama shkruan se Meta po ngatërron dynjanë edhe pse shqiptarët i kanë dhënë në dorë si kurrë ndonjë tjetri historinë e shtetit të tyre.

"Ilir aman të keqen thuaja shqiptarëve çfarë borxhi të kanë ty që t'i dhanë të gjitha siç nuk ia kanë dhënë askujt në historinë e shtetit të tyre dhe prapë nuk ngopesh dhe nuk pushon së ngatërruari dynjanë në Shqipëri e matanë?! Thuaja pash Zotin çfarë borxhi të kanë akoma", shkruan Rama.

Më herët gjatë prezantimit të platformës online, kryeministri Edi Rama tha se shqiptarët nuk i kanë asnjë borxh atij, por se Meta i ka një borxh tepër të madh Shqipërisë, pasi falë qytetarëve është bërë kryeministër, kryeparlamentar dhe president.

Kreu i Shtetit Ilir Meta prek kohës ka nisur një fushatë sulmesh ndaj qeverisë duke lënë mënjanë rolin e Presidentit dhe marrjes së atij të opozitarit ku shpesh i ka marrë dhe kauzat opozitës jashtëparlamentare. Por e gjithë kjo pakënaqësi dhe sulme të Ilir Metës, për Kryeministrin Rama vjen si pasojë e faktit se e di që do të humbasë zgjedhjet e 25 prillit.
Recommended