Report TV -Testi fizik për 400 studentët për Patrullë të Përgjithshme, Veliu 'kontroll' blic

  • 3 years ago
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i shoqëruar nga Zv/Drejtori i Përgjithshëm Albert Dervishaj dhe nga Drejtori i Akademisë së Sigurisë Bilbil Memaj, mesditën e sotme inspektoi zbatimin e procedurave standarde gjatë zhvillimit të konkurrimit në testin fizik, për 400 studentë për Patrullë të Përgjithshme.

Drejtori i Kolegjit të Policisë në Akademinë e Sigurisë Ylli Vasili ka informuar Drejtorin e Përgjithshëm mbi ecurinë e këtij procesi dhe për zbatimin me rigorozitet të procedurave në përzgjedhjen transparente dhe të qartë për çdo kandidat.Drejtor Veliu ka bashkëbiseduar me konkurrentët dhe iu ka uruar atyre suksese, si dhe ka ndjekur për rreth 1 orë disa nga ushtrimet që janë pjesë e konkurrimit.

Konkurrimi dhe klasifikimi i pikëve bëhet në bazë të qarqeve dhe kuotave të lira që ka çdo qark për punonjës policie.

Recommended