Festivali i sazeve ne Erseke. 13 grupe performojne muziken tradicionale te juglindjes - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbrëmjen e së premtes 13 grupe të sazeve performuan muzikë tradicionale qytetare të juglindjes në qendër të Ersekës, ndërsa mbrëmjen e kësaj të shtune do të udhëtojnë ne Leskovik në vendin ku ka lindur kjo lloj muzike. Për Instrumentistin Aleks Xhelili i cili drejton edhe një nga grupet e sazeve, shprehet ky festival është i rëndësishëm jo vetëm për të sjellë argëtimin por edhe për të ruajtur të vjetrën. ALEKS XHELILI INSTRUMENTIST Agim Lumi është 80 vjeç dhe për gjysmë shekulli ka luajtur ne Llahutës, por dëshira dhe pasioni për sazet nuk e ka penguar të bashkohet edhe këtë vit në këtë aktivitet. AGIM LUMI INSTRUMENTIST Mbrëmja e së Premtes për publikun nuk solli vetëm muzikën folklorike por edhe këngë dhe valle të cilët u ndërthuren dhe do të vazhdojnë për dy ditë.

Recommended