Kredi me probleme/ 387 milionë euro shtyrja e kësteve, zbuti efektin negativ të krizës së pandemisë

  • 3 years ago
?Kreditë me probleme shënuan një rënie të lehtë gjatë pjesës së parë të vitit, si rrjedhojë e masave të marra nga Banka e Shqipërisë për shtyrjen e kësteve të huave si mbështetje ndaj bizneseve dhe individëve të prekur më rëndë nga kriza.?


48 miliardë lekë ose rreth 387 milionë euro ishte stoku kredive me probleme i sistemit bankar gjatë periudhë Janar ? Qershor.

Sipas të dhënave, raporti i këtij treguesi zbriti në 8.1% në gjashtëmujorin e parë të vitit nga 8.4% që ishte në fund të vitit të kaluar.

Kjo tendencë rënëse sipas bankës qendrore ka ardhur kryesisht si rezultat i ristrukturimi të huave për rreth 6 muaj, duke iu dhënë mundësi bankave që të pezullojnë përkohësisht evidentimin e kredive me probleme.

Gjithashtu, rënia vjetore është ndikuar edhe nga përshpejtimi i fshirjes së kredive të humbura në fund të 2019-ës, ku efektin më të madh mund ta ketë dhënë rregullorja që detyron bankat të nxjerrin jashtë bilancit kreditë e klasifikuara si të humbura prej më shumë se tre vjetësh.

Por, duke qenë se masat për shtyrjen e pagesave të kredive ishin të përkohshme dhe situata me Covid-19 është e paqartë, gjendja e huamarrësve mund të vështirësohet më tej për shkak të papunësisë, duke sjellë rënie të të ardhurve dhe rrjedhimisht shtim të kredive me probleme, shqetësim i ngritur edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare.

?Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar një rritje të kredive me problem për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19. Në këto kushte, apelon autoritetet që të mbështesin huamarrësit e goditur nga kriza si dhe të përmirësojnë kuadrin e ndërhyrjes së jashtëzakonshme në rast të një zgjatje në kohë të pandemisë.?

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kredit#Problemet#TopChannel

Recommended