Buxheti 2021/Angjeli: Të jetë plan anti-krizë, duhet të ulen shpenzimet në projekte të reja
  • 3 years ago
Më pak shpenzime, më pak projekte të reja, krijimi i një fondi solidariteti, ulje taksash dhe mbështetje për biznesin janë komponentët që duhet ti përmbajë projektbuxheti i 2021. Për ish ministrin e Financave Anastas Angjeli më shumë se një buxhet duhet të jetë një plan anti-krizë me 3 faza kryesore.

?Duhet të jetë një projekt anti-krizë, duhet të jetë një projekt i cili duhet të fokusohet kryesisht në disa elementë të rëndësishëm. Elementi i parë është COVID-19 që do të thotë fokusim nga pikëpamja e çështjes së shëndetësisë, nga pikëpamja humane, nga pikëpamja sociale edhe fondet këtu duhet të fokusohen. Së dyti është kriza ekonomike dhe recesioni të frenohet dhe kjo kërkon një kujdesie në shpenzimet buxhetore duke financuar vetëm projektet ekzistuese, mos të hapim shumë projekte të reja në fillim vitin e ardhshëm edhe ato projektet të reja të jenë në shërbim të eliminimit të pasojave të COVID-19, në shërbim të biznesit të vogël siç janë edhe politikat e deritanishme të qeverisë. Të jenë në fushën e investimeve të teknologjive të reja, më ekonominë e gjelbër, në ekonominë blu që është turizmi sepse këta janë edhe sektorët që mund ti japin një frymëmarrje ekonomisë. E treta duhet një fond solidariteti i cili nga njëra anë të mbështes rritjen e të ardhurave personale të pagave në shëndetësi dhe arsim, dhe nga ana tjetër të mbështes ky fond dy elementë të rëndësishëm. Të mbështes punonjësit që dalin të papunë si pasojë e COVID-19 në vazhdim dhe duhet të kemi në vëmendjen tonë që të jemi të gatshëm për çdo fatkeqësi?, shprehet për Report TV Anastas Angjeli.
Recommended