Zigraf mesazh, flet dhe për 25 prillin: Koha deri në zgjedhje është e paktë, shumë duhet bërë ende

  • 3 years ago
Me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf mbajti një fjalë ku i mëshoi marrëdhënieve mes dy vendeve.


Duke kujtuar tërmetin e më pas pandeminë, Zingraf tha se: Pak gjëra kanë mbetur siç ka qenë, por shqiptarët edhe gjatë kësaj krize përjetuan, si Bashkimi Evropian është partneri i tyre strategjik, i besueshëm e solidar: mbështetja për tërmetin dhe programet e rindërtimit pas tij, asistenca akute në përballjen me Coronën në sektorin e shëndetësisë, programet afatgjata në zbutjen e pasojave sociale dhe ekonomike ? Bashkimi Evropian ecën para dhe qëndron i palëkundur në anë të Shqipërisë.

Gjithashtu ambasadori foli edhe për mbështetjen e Gjermanisë për Shqipërinë në rrugën drejt BE, ndërsa dha dhe një mesazh për zgjedhjet e 25 prillit: Në këta muaj Gjermania ka marrë përsipër një rol të veçantë me Presidencën e Këshillit në Bashkimin Evropian, i cili në mars i ka dhënë Shqipërisë PO-në për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Perspektiva e integrimit në BE përcakton veprimet tona ? jo vetëm që prej marsit, dhe shumë përtej Presidencës sonë në Këshillin e Bashkimit Evropian. Angazhimi ynë në kontekstin e politikave zhvillimore vazhdon të ketë si synim përmirësimin e kushteve konkrete të jetesës së njerëzve dhe mbështetjen në vendosjen dhe zbatimin e standardeve të BE-së.

Kushtet, që Këshilli i BE-së i ka vënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj, u përgatitën vitin që shkoi nga Bundestag-u Gjerman dhe u pranuan njëzëri në vend si ?Roadmap? për kalendarin shqiptar të reformave: Përmbushja e kushteve është në interesin thelbësor të vetë shqiptarëve për formësimin e të ardhmes së vendit të tyre. Ndaj u bëj thirrje të gjithë atyre, që mbajnë përgjegjësi politike si dhe të gjitha institucioneve relevante të zbatojnë së bashku këtë prioritet kombëtar dhe të çojnë përpara reformat në mënyrë të vendosur e të besueshme. Vetëm kështu njerëzit do të mund të rifitojnë besimin e nevojshëm në politikë dhe drejtësi.

Zgjedhje të lira, të ndershme e të paqta në datën 25 prill 2021 janë me rëndësi qendrore për të ardhmen politike të vendit, i cili është para sfidash të rëndësishme: rindërtimi pas tërmetit, menaxhimi i pasojave të Coronës, nisja dhe formësimi i bisedimeve të anëtarësimit me BE-në. Ndaj hapat e mëtejshëm në zbatim të marrëveshjes mbi Kodin Zgjedhor të arritur në Këshillin Politik në datën 5 qershor duhet të vijojnë më tej në një frymë konstruktive gjithëpërfshirjeje. Koha deri në zgjedhje është e paktë, shumë duhet bërë ende.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat ...

Recommended