Ora News - Të jetosh në shtëpinë pa çati, kushtet ekstreme e çuan kryefamiljarin në vetëflijim

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Një familje në Rrushkull të Durrësit jeton në kushte mjerane që kur kryefamiljari i dha fund jetës. Kushtet e rënda ekonomike e detyruan kryefamiljarin të vetëflijohej, duke lënë 4 anëtarët e tjerë në mëshirë të fatit dhe pa kushtet as minimale.

Rreth 15 minuta larg nga Sukthi i Durrësit ndodhet fshati Rrushkull ku prej vitesh jeton në varferi dhe familja Rizvani.

Në këtë shtëpi pa çati jetojnë 4 anëtaret, e zonja e shtëpisë me dy vajzat dhe djali. Sikur mos mjaftonte varfëria, ata vuajnë nga probleme të ndryshme shëndetësore.

?Nuk jam vetëm unë e sëmurë por të gjithë familjarisht.?

Situata e rëndë ekonomike ka ndikuar në përkeqësimin e shëndetit.

?Kam dhimbje të fortë te gjunjët, nuk duroj dot. Ilaçet nuk më bëjnë efekt. Jemi shumë në hall të madh.?

Drama e familjes nuk përfundon këtu.

1 vit më parë kryefamiljari vendosi ti japë fund jetës. Dhimbja që la pas shihet ende në sytë e dy vajzave.

?Ishte shumë i mërzitur por e mbante përbrenda. Punonte natë dhe ditë, e zinte gjumi me çizme, me kokë në tavolinë.?

Entela dhe Havaja thonë se varfëria e detyroi babain e tyre të marrë këtë vendim ekstrem.

?Babi më ka ikur nga mërzitja, mua nuk më tret dheu tha për fëmijët.?

?Bosh duket shtëpia, më mungon.?

Fati i keq e ka përndjekur edhe më herët këtë familje.

Vite më parë ndërtesën e ngritur me mund e përfshinë flakët, duke i djegur dhe ato pak orendi.

?Është djeg një shtëpi dhe është bërë hi. Vetëm kemi shpëtuar si rob.?

?Prandaj kemi mbetur kështu, e ka bërë babi avash-avash por nuk e përfundoi dot.Një tualet me u la, pa u la nuk rrihet. E kemi jashtë pa çati, marrim frymë kot, jemi kot!?

Jeta ka qenë e pamëshirshme per to. Përpjekjet për të luftuar varfërine kanë qenë të shumta por nuk ja kanë dalë dot, ndaj apelojnë për rindërtimin e shtëpisë të cilën nuk mundën kurrë ta përfundonin.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/te-jetosh-ne-shtepine-pa-cati-kushtet-ekstreme-e-cuan-kryefamiljarin-ne-veteflijim/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended