300 policët e rinj/ Sindikata: Kriteri i moshës në shkelje të ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi

  • 3 years ago
Pak ditë më parë u zhvillua testimi me shkrim i mbi 2100 kandidatëve për tu bërë pjesë e policisë së shtetit për 300 vende si patrullë e përgjithshme. Një nga kriteret e këtij konkursi, ishte që kandidatët duhet të ishin nga mosha 18 deri në 30 vjeç.


Sadetin Fishta, kreu i sindikatës së policisë, thotë se ky kriter i përcaktuar me urdhër nga drejtoria e përgjithshme e policisë së shtetit, është në shkelje të ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi.

?Vendosja e moshës 30 vjeç është shkelje e hapur e ligjit dhe kushtetutës, i hiqet një e drejtë një qytetari që të konkurojë edhe mbi moshën 30 vjeç. Neni 1 i cili përcakton respektivisht, Respektimin e barazisë në lidhje me moshën. Po kështu edhe neni 3 që ka përkufizimin që ca është diskriminimi. Bie ndesh këtij ligji që është në fuqi?.

Sipas kreut të kësaj sindikatë, është testimi me shkrim dhe aftësitë fizikë ato që mund të bëjnë më pas seleksionimet:

?Janë kriteret. Testimet fizike janë ato që bëjnë edhe përzgjedhjen e aftësive fizike që i ka çdo individ për të konkuruar dhe për tu bërë pjesë e policisë së shtetit. Po ta marrim moshën që është 35 vjeç, deri në moshën 65 vjeç, është një periudhë shumë e gjatë punë që mund të bëjë një qytetar, i cili konkurron dhe mund të fitojë edhe në moshën 35 vjeç?.

Sadetin Fishta shton se prurjet në moshë të re në policinë e shtetit janë pozitive, por ka ende punonjës policie me më shumë vite punë, që trajtohen financiarisht, njësoj me dike që sapo ka përfunduar akademinë e sigurisë.

?Qeveria duhet të kishte implementuar dhënien e gradave inspektor i dytë dhe inspektor i pare. Duhet të kishte dal në mbështetje të ligjit vendimi dhe këta punonjës duhet të ishin trajtuar edhe me dy grada të tjera përveç gradës që kanë këta punonjës policie sot, që kanë mbi 5 vjet apo mbi dhjetë vjet e gëzojnë këtë të drejtë për të marrë këtë gradë por nuk marrin shpërblimin. Marrin shpërblim njësoj si punonjës që kanë 2-5 vite punë?.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SadetinFishta#Policia#TopChannel

Recommended