Top News - Trump me koronavirus/ Preket presidenti dhe zonja e parë

  • 3 years ago
Presidenti amerikan Donald Trump shkroi në Twitter se ka rezultuar pozitiv me Covid 19 së bashku me të shoqen. Kjo e diagnozë e tij përbën kërcënimin më të rëndë shëndetësor në dekada të tëra për një president amerikan në detyrë. Në moshën 74 vecare, Trump hyn praktikisht në kategorinë më të lartë të rrezikut për komplikime serioze nga sëmundja, e cila ka vrarë më shumë se 200,000 amerikanë dhe mbi 1 milion njerëz në të gjithë botën. Infektimi I kreut te shtetit amerikan mund të provohet destabilizues në një klimë politike tashmë të rënduar politike.

Lajmi I sëmundjes së Trumpit shkaktoi një tërmet të vërtetë edhe në tregjet e aksioneve. ? Sonte, unë dhe Melania rezultuam pozitivë në testin e COVID-19. Do ta fillojmë menjëherë procesin e karantinës dhe rimëkëmbjes, dhe do ta kalojmë këtë së bashku?, ka shkruar ai në Tëitter. Trump u pa për herë të fundit në publik të enjten pasdite duke u kthyer në Shtëpinë e Bardhë pas një udhëtimi për mbledhje fondesh në Neë Jersey. Ai nuk u shfaq i sëmurë, megjithëse nuk u foli gazetarëve ndërsa hyri në rezidencën e tij. Mësohet sakaq e shoqja, ka nisur të shfaq shenja të infeksionit.

Mjeku i tij, Sean Conley, tha se presidenti dhe Zonja e Parë janë "mirë aktualisht" dhe se "ata planifikojnë të qëndrojnë në shtëpi, brenda Shtëpisë së Bardhë, gjatë rimëkëmbjes së tyre". ?Pres që presidenti të vazhdojë t?i kryejë detyrat e tij pa ndërprerje gjatë rikuperimit dhe unë do t'ju mbaj të informuar për çdo zhvillim në të ardhmen," tha Conley. Trumpi njoftoi mbrëmjen e së enjtes se planifikonte të karantinohej pas një prej ndihmëseve të tij më të ngushta, Hope Hicks, doli pozitive me koronavirus, cka e afroi sëmundjen në rrethin më të ngushte te shefit te shtepise se bardhe.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DonaldTrump#MelainaTrump#TopChannel

Recommended