Top News - Goditi me makinë policin/ Tiranë, arrestohet një 27 vjeçar

  • 3 years ago
Një I ri nga Tirana është arrestuar pasi në përpjekje për t?iu larguar postbllokut të policisë ka goditur me makinë një efektiv.

Në pikën e kontrollit të ngritur në kryeqytet nga ana e forcave ?Shqiponja? dhe ?Shigjeta", tek ?Ish-Fusha e Aviacionit? nga ana e policisë i është bërë shenjë ndalimi një mjeti tip ?BMW?. 27 vjeçari që po drejtonte makinën nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë dhe është larguar me shpejtësi, duke goditur me mjet efektivin. Fatmirësisht punonjësi I policisë ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas disa minuta ndjekjeje, ?Shqiponjat? kanë kapur dhe prangosur 27 vjeçarin nga Tirana dhe nga verifikimi i kryer ka rezultuar se drejtonte mjetin pa patentë. Tani ai akuzohet për veprat penale ?Mosbindje e punonjësit të policisë?, ?Kundërshtim i punonjësit të policisë me dhunë? dhe ?Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt?.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#TopChannel

Recommended