Report TV -Jashtë çdo pritshmërie, INSTAT: Rënia ekonomike 10.2%, më i prekur sektori i transportit
  • 3 years ago
Pandemia COVID-19 ka goditur rëndë ekonominë e brishtë të vendit. Kanë mjaftuar vetëm tre muaj karantinë Prill-Maj-Qershor, që Prodhimi i Brendshëm Bruto të tkurret me 10.23%.

Të dhënat e bëra publike nga INSTAT, tregojnë se goditja më e madhe krahasuar me tremujorin e dytë 2019, është dhënë nga aktiviteti i tregtisë, transportit dhe hoteleve me -26.3%, pësuar nga aktivitetet financiare të sigurimit me -21.6%, duke vijuar me artin dhe argëtimin me -19.6%. Këto janë sektorët kryesorë që u mbyllën me vendim të qeverisë që në fillim kur koronavirus u shfaq në vend si nje masë për të frenuar përhapjen e tij. Të vetmit kategori që kishin përmirësim ishin bujqësia dhe biznesi i shitjeve të pasurive të paluajtshme.