Byrek me kungull të verdhë nga zonja Vjollca

  • 3 years ago
Byrek me kungull të verdhë
Përbërësit:
1 pako peta
1 kg tul kungull I verdhë
150 gr gjalp dhe 3 lugë gjelle vaj
1 gotë qumësht
120 gr sheqer
1 lugë gjelle miell
3 vezë
6-7 gjethe borzilok
pak kripë
Përgatitja:
Grijmë kungullin në rende e spërkasim me pak kripë, e trazojmë dhe e lëmë 10-15 minuta të pushojë. E shpëlajmë me ujë të ftohtë dhe më pas e kullojmë dhe e shtrydhim mirë.
Mbushja
Vendosim kungullin në një tas dhe 3 lugë gjelle gjalp, sheqer, kripë, I përziejmë mirë dhe 1 lugë gjelle miell e përziejmë si dhe 1 gotë qumësht, vezët dhe I përziejmë përsëri. E lëmë mënjanë mbushjen, shtojmë dhe disa gjithe borzilok . Lyejmë tepsinë me yndyrë dhe shtojmë 2 peta I spërkasim me yndyrë, vendosim përsëri 2 peta dhe përsëri spërkasim me yndyrë. Vazhdojmë përsëri duke spërkatur cdo dy petë. Pasi të kemi spërkatur 6-7 petë nuk spërkatim më petën e 7. Shtojmë mbushjen dhe e mbulojmë me petë duke spërkatur përsëri cdo 2 petë. Në fund mbledhim anët e spërkasim byrekun dhe e vendosim në furrë në temperaturë 190-200 gradë Celsius për 30 minuta. Pasi e nxjerrim nga furra e lëmë të pushojë 20 minuta më pas e servirim.

Recommended