Top News - Trump përballë Biden/ Debati i parë në prag të zgjedhjeve

  • 3 years ago
Presidenti republikan Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-zëvendëspresidenti Joe Biden, do të vihen përballë njëri tjetrit, ndonëse në kushtet e distancimit social, për të parën herë, pesë javë para zgjedhjeve të nëntorit. Ky është i pari nga tre debatet e planifikuara për tu zhvilluar gjatë muajit të ardhshëm.

Debati i rëndësishëm që mbahet në qytetin Cleveland, Ohio, vjen ndërsa Biden ka prej disa javësh një avantazh me rreth 7 pikë ndaj Presidentit Trump. Nëse humbet në zgjedhje, Trump do të bëhej presidenti i tretë amerikan në katër dekadat e fundit që nuk rizgjidhet për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, gara është mjaft e afërt në disa shtete kyçe për betejën elektorale, diçka që paraqet mundësinë që Presidenti Trump mund të humbasë sërish votën popullore ? ashtu siç ndodhi përballë demokrates Hillary Clinton në vitin 2016 ? duke fituar megjithatë shumicën e votave elektorale të shteteve të rëndësishme që nevojiten për të fituar zgjedhjet. Mendohet se gati 100 milionë amerikanë do t?i ndjekin dy kandidatët në përballjen prej 90 minutash në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv, moderuar nga gazetari i kanalit Fox Neës, Chris Ëallace, ndërsa në audiencë do të jenë vetëm rreth 100 persona. Deri në këtë moment, dy kandidatët nuk janë shfaqur asnjëherë së bashku. Tema të debatit janë paralajmëruar pandemia e koronavirusit, emërimi i gjykatëses konservatore Amy Coney Barret nga ana e trump, ekonomia e goditur nga pandemia, ingeriteti i zgjedhjeve dhe dhuna e tensionet raciale në qytetet amerikane. Por, nuk përbën aspak habi nëse debati do të kanalizohet edhe rreth artikullit të the nju jork times, të dielën, ku thuhej se Trump ka paguar vetëm 750 dollarë taska federale për të ardhurat në 2016, kur kandidoi për presidencën, dhe në 2017, viti i parë i tij në detyrë.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Trump#Biden#Debat#TopChannel

Recommended