Nis fushata e vaksinimit per femijet kunder fruthit dhe rubeoles (1 Nentor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Sot në të gjithë vendin fillon fushata e vaksinimit kundër fruthit dhe rubolës. Tashmë materialet janë shpërndarë në të gjithë vendin dhe kërkohet sensibilizimi i prindërve për të dërguar fëmijët e tyre për vaksinim. Gjithsej kanë ardhutr 1 milion e 600 mijë vaksina të sjella nga UNICEF dhe Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve. Të gjithë shqiptarët nga 1-15 vjeç, pa përjashtim do të marrin këtë vaksinë.
Kjo fushatë bën pjesë në politikën e OBSH-së e cila ka vënë si synim zhdukjen e këtyre dy sëmundjeve deri në vitin 2007 nga e gjithë Europa. Janë llogaritur 900 mijë të vaksinuar, por për çdo rast janë dhe rezervat përkatëse. Kjo vaksinë merret me injeksion. Sipas drejtuesve të Shëndetit Publik, pjesa më e rëndësishme e kësaj fushate është sensibilizimi. Pra prindërit nuk duhet të ngurojnë të dërgojnë fëmijët e tyre për vaksinim./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended