Vazhdon situata energjetike e renduar ne vend (1 Nentor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Vazhdon situata e rënduar hidroenergjetike në vend. Reshjet e ditëve të fundit nuk kanë përfshirë ende pellgun ujëmbledhës të lumit Drin. Në Koorporatën Elektroenergjetike nëndrejtori Luigj Pjetri shpjegon se e vetmja mundësi për të siguruar energji elektrike për konsum, vazhdon të mbetet blerja e energjisë nga vendet fqinje.
Sot për sot, Shqipëria blen 3 milion e gjysmë kilovat çdo ditë nga jashtë duke shpenzuar rreth 120 mijë dollarë në ditë. Sipas nëndrejtorit të KESH-it synohet që sasia e importit të shkojë në 5 milion kiloavorë. Me blerjet nga jashtë është bërë e mundur që ndërprerjet e energjisë të shkurtohen. Megjithatë të paktën 7 orë në ditë energjia do të vazhdojë të mungojë në shtëpitë tona./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended