Fiks Fare/ Vorë/ I zaptojnë shtëpinë, i marrin dhe fondin e tërmetit pa titull pronësie

  • 3 years ago
Astrit Gjoka është pronar i një trualli dhe ndërtimi të regjistruar në hipotekë, por banesa është zaptuar sipas tij nga dy vëllezërit Kepi, njëri ish kreplaku i Kodër Prezës, dhe tjetri punonjës i bashkisë Vorë. Banesa është dëmtuar nga tërmeti dhe dy vëllezërit pa asnjë titull pronësie kanë aplikuar për dëmet e banesës. Dëme që sipas bashkisë i përkasinë kategorisë D5. Vlera e dëmit arrin deri në 50 milionë lekë të vjetra.

Astrit Gjoka zotëron certifikatën e pronësisë së truallit dhe kartelën e pasurisë ku është i përfshirë edhe ndërtimi. Zotërinjtë që e kanë zaptuar kanë aplikuar për leje legalizimi, por u është pezulluar. Por mospasja e asnjë lloj titulli pronësie mbi objektin nuk i ka penguar ata që të aplikojnë për dëme nga tërmeti pranë Bashkisë Vorë. Nga D2, që ishte në fillim sipas Astrit Gjokës, dhe që kishte vetëm meremetime që rregullohen me 2,5 milon lekë të vjetra, dëmtimet çuditërisht janë rivlerësuar si D5 ku dëmi shkon deri në 25 milion lekë të vjetra për secilin.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel

Recommended