Studentet te pakenaqur nga tarifat

  • 3 years ago
Studentët e masterit në Fakultetin e Drejtësisë kanë mbledhur firmat dhe i kërkojnë Ministres së Arsimit dhe drejtuesve të Universitetit të Tiranës përgjysmimin e tarifës së masterit.

Sipas studentëve, ata kanë zhvilluar mësim në auditor vetëm 2 muaj. Ndërkohë që tarifat e shkollimit në ciklin master profesional dhe master shkencor variojnë nga 70 mijë në 150 mijë lekë të reja.

Sipas aktivistit Marash Logu, tarifat e masterit nuk u përfshinë as në paktin për universitetin duke i lënë këta studentë të pambështetur ekonomikisht. Dhe sipas tij ka një zgjidhje.

Studentët paralajmërojnë se nëse zëri i tyre nuk do të dëgjohet, ata do të shikojnë edhe mundësinë e zhvillimit të protestave, edhe pse jemi në një kohë pandemie.


SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended