Palestine-Izrael, lufta qe duket se nuk do te mbaroje kurre (27 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Frika e atentateve ka mbërthyer izraelitët. Sot në ditët e lutjes tradicionale palestineze, ushtarët, por dhe vetë banorët, kanë rritur masat e sigurisë për të evituar ndonjë akt terrorist të grupeve islamike. Autobusët, supermarketet, sheshet dhe rrugët, sot shihen nga izraelitët si vende ku nga çasti në çast mund të shpërthejë ndonjë bombë.
Qindra policë hebrenj kanë mbërthyer sot xhaminë ku mijëra besimtarë myslimanë janë nisur për lutjen e së premtes. Sot ushtarët nuk kanë lejuar të hyjnë në xhami besimtarët nën 35 vjeç dhe kjo ka shkaktuar zemërimin e palestinezëve.
Kujtojmë se dhe konflikti më i fundit mes Izraelit dhe Palestinës javën e kaluar nisi pikërisht në këtë xhami ku izraelitët nuk lejuan hyrjen e besimtarëve nën 40 vjeç. Ndërsa tensionet kanë qenë të larta paraditen e sotme, netët janë njësoj në territoret e pushtuara arabe./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended