Wake Up/ Bebe Rexha i postoi remix-in e “Say my name” me çifteli. Jurgen Pecnikaj: U habita
  • 3 years ago
Mëngjesin e sotëm në ?Wake Up? ishte artisti Jurgen Pecnikaj, 25 vjeçari nga Tropoja i cili gjithnjë e më shumë risjell në versione origjinale hitet botërore dhe ato shqiptare. Pak ditë më parë ishte pikërisht këngëtarja Bebe Rexha që publikoi remix-in me çifteli të këngës ?Say my name?, ndërkohë një vit më parë ka qenë artisti i madh Daddy Yankke. Por si ndihet 25-vjeçari teksa yjet botërorë e përkrahin atë: ?Është një emocion i papërshkrueshëm të vlerësohesh nga një artiste si Bebe Rexha dhe kjo më ka motivuar për të punuar edhe më tej. Edhe nga artisti botëror Daddy Yankee kam mbetur shumë i surprizuar dhe madje e kam hapur profilin e tij disa herë për ta besuar që kjo është e vërtetë. Synoj të risjell çiftelinë dhe këngët folklorike. Është bukur që çiftelia të mbetet tek të rinjtë e sotëm, është një vlerë e kombit?. Në familjen e tij çiftelia është pjesë në dy breza. ?Zgjodha të largohem nga Shqipëria për një jetesë më të mirë edhe pse e di që në Shqipëri ka më shumë hapësirë për të investuar për çiftelinë. Shumë shpejt do gjej mundësi që të krijoj hapësira për muzikën me çifteli në Berlin, por për këtë duhet mbështetja e të gjithëve. Duhet të bëhemi bashkë për të ruajtur vlerat e çiftelisë dhe të muzikës folklorike ndaj dhe unë përpiqem t?i sjell në versione moderne që të rinjtë të fillojnë ta dashurojnë atë, për ta popullarizuar sa më shumë këtë instrument dha ta vlerësojmë si trashëgimi?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended