Ora News - Opozita dorëzon draftin në Këshillin Politik: Lista 100% të hapura, të ruhen koalicionet
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Opozita e Bashkuar ka dërguar në Këshillin Politik draftin për hapjen e listave 100%. Në draft theksohet se duhet të ruhen koalicionet siç janë në ligjin aktual dhe për mosmarrëveshjet ti drejtohen OGIHR-it.

Ndërsa mbeten edhe pak ditë nga afati që ka caktuar mazhoranca për të kaluar në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor, opozita ka dalë me një draft të saj. PD dhe LSI kërkojnë që koalicionet parazgjedhore të mbeten ashtu siç janë aktualisht, që do të thotë që partitë të shkojnë me një listë të përbërë dhe jo një listë të përbashkët siç ka propozuar PS. Po ashtu kërkohet që listat të jenë 100% të hapura dhe tu lihen në dorë votuesve të zgjedhin deputetët e rinj.

?Emrat në listën shumemërore të subjektit zgjedhor paraqiten të renditura sipas rendit alfabetik, duke filluar nga gërma ?a?. Numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy. Për partitë pjesëtare të koalicionit, që garojnë me lista shumemërore të veçanta, numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se gjysma e numrit të mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy. ?

Në propozimin e saj opozita shprehet se subjekti zgjedhor nuk mund të ndryshojë renditjen e kandidatëve të listës pas regjistrimit të saj.

Kandidatët rirenditen vetëm në zbatim të procedurave të këtij ligji për përllogaritjen e mandateve fituese në bazë të votimit parapëlqyes dhe të plotësimit të kushtit ligjor për kuotën gjinore, thuhet në propozimin e saj.

?Mandatet nominale përcaktohen pasi kandidatët të jenë renditur në bazë të votave parapëlqyese që ka marrë secili prej tyre. Renditet i pari kandidati që ka marrë numrin më të madh të votave parapëlqyese dhe pas tij në rend zbritës kandidatët e tjerë deri te kandidati i fundit i cili ka marrë numrin më të vogël të votave parapëlqyese.

Kur nga ndarja e mandateve nominale të subjektit zgjedhor, brenda zonës zgjedhore, nuk respektohet parimi i barazisë gjinore i cili garanton përfaqësimin në masën e të paktën 30 % të gjinisë së nën përfaqësuar KQZ ndan mandatet duke garantuar parimin e barazisë gjinore.?

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/opozita-dergon-ne-keshillin-politik-draftin-te-hapen-listat-100-dhe-te-ruhen-koalicionet-sic-jane-ne-ligjin-aktual/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended