Report TV - Vlorë/ Zjarr i madh gjatë në Zvërnec! Evakuohen banorët! Flakët përfshijnë varrezat
  • 3 years ago
VLORË- Një zjarr i madh është raportuar gjatë natës në fshatin Zvërnec! Report Tv mëson se flakët janë përhapur me shpejtësi si rezultat e erës së fortë duke vënë në rrezik jetën e banorëve, e për pasojë është bërë evakuimi i tyre nga uniformat blu.

Gazetari Armand Xhelili raporton se banorët kanë kaluar natën jashtë, teksa forcat zjarrfikëse kanë "luftuar" me flakët. Zjarri ka përfshirë varrezat si dhe ullishtet shumë pranë fshatit Zvërnec, teksa mësohet se vatra vijon të jetë aktive.
Recommended